Ditën e djeshme, bëri xhiron e rrjetit një bisedë në “Whatsapp” mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, teksa moderatorja po i tregonte me krenari partnerit të saj gatimin që kishte përgatitur dhe Luizi nisi t’a ngacmonte lidhur me këtë duke i thënë që mendoi se kishte vjellë aty.
Këtë bisedë, Kiara vendosi t’a ndante me ndjekësit e saj në ‘Twitter’, duke treguar kështu copëza nga përditshmëria e tyre dhe ngacmimet që shpesh herë i bëjnë njëri-tjetrit me shaka.
Mirëpo, ndërsa të gjithë u fokusuan te biseda e këndshme dhe ngacmuese e çiftit me njëri-tjetrin, disa të tjerëve nuk iu shpëtuan detajet e vogla – detaje të cilave Kiara iu është përgjigjur një për një. Po cilat janë??
Detaji 1: Përgjigjja e Luizit pa asnjë vonesë!
Për sa i përket kësaj, një ndjekëse ia ka vënë moderatores në dukje që Luzi i ka kthyer përgjigje direkt dhe përgjigjja e Kiarës ka qenë “Gjithmonë” – pra, Luizi nuk ia vonon kurrë mesazhet Kiarës dhe kthen përgjigje gjithmonë sapo Kiara i nis mesazh. (P.S: Çuna, mbani shënim 🙂 )
Detaji 2 : 110 mesazhe të tjera të pa hapura!!
Pyetjes lidhur me mesazhet e tjera, Kiara i është përgjigjur duke thënë thjesht “E diiii”
Në fakt, është e kuptueshme të jenë aq shumë mesazhe, pasi aktualisht Kiara Tito është kthyer në personazhin publik më të kërkuar nga bizneset për reklama. Përpos tyre, moderatorja po punon edhe me biznesin e saj të ri të veshjeve, “Kepin e Vipave” si dhe një program tjetër që do të vijë së shpejti në ekran.