Elona Duro është një nga gazetaret më të vjetra të Top Channel ndaj mund të jetë njeriu që mund t’i pyesësh gjithçka për këdo dhe të të tregojë rreth tyre. Në “Natën me Aulonën”, ajo është pyetur për disa personazhe, por emri më ‘pikant’ është padyshim Ledion Liço. Elona dhe Ledioni kanë një miqësi të hershme dhe gazetarja ndan një histori sesi ka blerë makinën e tij të parë.
Ledionit unë i kam blerë makinën e parë. Ledioni shiti makinën dhe makina ime e parë është makina që ka pasur Ledioni. Kemi pasur një shoqëri shumë të gnushtë me njëri-tjetrin sepse vinim çdo ditë nga ‘Wake Up’, pra zgjoheshim bashkë, bënim ato mbledhjet e mëngjesit, pastaj dilnim për një drekë, unë, Eno dhe Ledioni. Kemi qenë shumë të lidhur edhe për pushime verore, edhe për festa, mbaj mend që kemi festuar disa herë Vitin e Ri bashkë, domethënë deri në 12 me të shtëpisë, pastaj me Enon, me Ledionin dhe një grup tjetër kolegësh, shumë të lidhur.
Elona shton se për shkak të angazhimeve të secilit nuk takohen dot aq shpesh sa më parë, por mbledhjet miqësore që nuk postohen në Instagram, s’mungojnë. Ajo përshkruan Ledionin përtej moderatorit me grintë që shohim në ekran.
Ledioni është shumë pozitiv, është shumë i ndjeshëm, është shumë emocional dhe mbi të gjitha është shumë profesional. Nuk jam habitur asnjëherë që ua sa mirë po e bën ky, ndoshta ato krahasimet e fillimit se për vite të tëra e ka bërë Arbana, por unë nuk jam habitur, unë isha e sigurt, unë isha basti i shoqërisë time që mbajeni mend si do të jetë, unë isha e bindur që do të ishte kështu por mbi të gjitha është njeri. Është njeri që me gjithë këto punë që ka ti mund t’i çosh një mesazh në WhatsApp dhe ai të kthen përgjigje, unë habitem si ia del. E fillon ditën që në 5 të mëngjesit duke bërë vrapin nga liqeni, duke shëtitur fëmijët, është njsë njeri që është 24 orë në punë, aq sa familjar, aq i shoqërisë, aq edhe i punës.
Po një e metë e moderatorit? “Do ndonjëherë të bëjë më ironi se ç’duhet”, përmbyll Elona.