Arbana Osmani ka vendosur të shkëputet nga gjithë projektet dhe punët e saj për pak ditë pushimesh me mikeshat e saj.
Ajo ka zgjedhur të udhëtojë drejt Mykonos në Greqi, bashkë me Xhemi Shehun, Orinda Hutën dhe mikesha të tjerë, ndërsa ka postuar gjatë gjithë kohës momente nga pushimet e saj.
Mirëpo, në një nga postimet e Arbanës mes gjithë bukurive të Mykonosit dhe momenteve mjaft të bukura mes gocave, gjithë vëmendjen e mori komenti i bashkëshortit të saj, Eduart Grishaj.
“Më e bukura në ishull ❤️” – ka qenë komenti i regjisorit në postimin e moderatores, i cili është pëlqyer jo pak në rrjet.
Çuna, ju mbani shënime dhe shihni bashkëshortet dhe partneret tuaja me sytë që Eduarti sheh Arbanën! 🙂