Duket se Arbana Osmani më në fund po rikthehet në ekran.
Dy postime të saj në Instagram ditën e sotme na lanë të kuptojmë se moderatorja po punon për një program të ri televiziv.
Si fillim, ajo ndau një postim ku shihet në një studio televizive bashkë me partnerin e saj, Eduart Grishaj.



Nuk dihet ende me siguri nëse bëhet fjalë për një program të ri, apo xhirim që lidhet me filmin e ri të Eduartit, megjithatë diçka është e sigurt: shumë shpejt Arbana kthehet në ekranet shqiptare.