(Ish)çifti Olsi Bylyku dhe Egli Tako, për shumë kanë qenë në vëmendjen e mediave rozë, lidhur me ndarjen e tyre. E ndërsa ka qenë Olsi, ai që ka treguar publikisht lidhur me ndarjen nga Egli, pas kësaj duket se secili vazhdoi rrugën e vet.
Olsi Bylyku është angazhuar me projekte muzikore, ku duket se po i ecën mjaft mirë dhe po pëlqehen shumë nga publiku. Pas suksesit të këngës “Hallall” i cili ishte një dedikim për ish-partneren e tij, aktori solli edhe një tjetër bashkëpunim me Krusitën me titull “Xhelozia”, ndërsa po bëhet gati edhe një tjetër bashkëpunim me Ronela Hajatin, i cili do të lançohet të enjten.
Nga ana tjetër, Egli duket se ka marrë kohë për veten e saj dhe kohët e fundit ajo kalon shumë kohë në palestër dhe duke u marrë me aktivitet fizik.
Ndërkohë, një lajm qarkulloi ditën e djeshme se Egli tashmë ka nisur një lidhje të re dashurie dhe po kalon kohë me partnerin e saj të ri. Në disa pamje që u bënë publike nga “Iconstyle”, Egli shihet e afërt me një person për të cilin u aludua që mund të jetë partneri i ri i saj.
Lidhur me këtë lajm, ka vendosur të reagojë vet Egli e cila shprehet e revoltuar:
“Po si dreqin jeni kaq të pangopur. Kaq të pacipë dhe të këqinj. Sa e ndaluar qenka të kesh shokë? Sa e ndaluar qenka të kesh në rreth shoqëror një shok të ngushtë? Në atë video mund të ishte Kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjecarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që MË DO QEJFI TË MBAJ NË RRETHIN TIM SHOQËROR DHE NDIHEM MIRË QË I KAM PRANË! Ju ku i keni faktet që vendosni tituj kaq të ulët? Sepse nuk e keni bërë vetëm me mua, por edhe me figura të tjera. Apo mjafton të mbushni faqet me lajme! Po se çfarë shkruani? Se ku janë faktet? Se kush i mban ofendimet? Për këtë s’ju intereson! Uroj që çdo mashkull që keni në jetë, që tek babai juaj, t’ja u bëjnë për burrë! Që t’a kuptoni sa rëndon. Na lini të lirë të kemi shoqëri, o Shqipëri e qelbur & e prapambetur!”
Burime thonë se personi në foto krah Eglit është një personazh jo-publik, me të cilin ajo punon , kështu që ekziston mundësia që dyshja të kenë vetëm miqësi mes njëri-tjetrit, ashtu sikurse mund të ketë diçka më shumë se sa miqësi.