Në episodin e fundit të “Kepit të Vipave”, Ronaldo Sharka, Jori Delli dhe Keisi Medini me të cilën ish-banori i BBVIP Krist Dragot, pati një romancë që nuk zgjati shumë gjatë spektaklit, kanë diskutuar rreth kësaj çështjeje, ku këngëtarja ka mbetur e shokuar. Gjatë diskutimit, Ronaldo i ka treguar Keisit se Kristi i ka dërguar mesazhe erotike, gjë të cilën Jori e ka pranuar dhe më pas ka folur rreth kësaj çështjeje, që është diskutuar edhe më parë në “E diell”, që ka çuar më pas edhe në prishjen totale të raportit miqësor mes Kristit dhe Jorit.
Pjesë nga biseda:
Ronaldo: Pash Zotin, nuk e di a e ke parë ti Keisi, seç bëri kjo(Jori) një intervistë, një përballje me Kristin sepse Kristi i dërgonte mesazhe erotike.
Keisi: Kur ka ndodhur kjo?
Ronaldo: S’e ke parë ti, seriozisht nuk e ke parë?
Keisi: Jo.
Ronaldo: Kristi moj, i dërgonte mesazhe provokative Jorit.
Jori: Po pse tani e solle muhabetin kështu.
Ronaldo: Po ne tani nuk do flasim vetëm për Noyzin moj shpirt…
Jori: Po pse tani, do flasim për Kristin?
Ronaldo: Hë tani pash Zotin se ti nuk e tregon, çfarë të ka shkruajtur Kristi?
Jori: Hë tani ça më ka shkruajt, nuk tregohen mesazhet. Mua më erdhi icik keq sepse ai e kthen situatën ashtu sikurse do vet.
Keisi: Shumë e çuditshme, të them të vërtetën nuk e dija këtë. Më mërziti, më mërziti shumë. Pak goca ka, ku e gjeti tek Jori.
Jori: Dëgjo, kanë qenë disa mesazhe. Nuk e di nëse ai e kishte me të vertetë situatën apo jo, por…
Keisi: Uaaa, joo unë nuk e kam parë as këtë lloj emisioni, as nuk di asnjë Iloj mesazhi. Jo.
Jori: Unë edhe po ta kisha qejf, si mund unë…
Ronaldo: Ai mund të dalë edhe nesër pasnesër dhe të thotë që më ka provokuar vet Jori.
Jori: Jo, s’ka asnjë mesazh provokimi nga ana ime. Unë i thosha ça thua oooo…
Keisi: Është shumë e shpifur që bëhet si gjë. Pak goca ka?!
Ronaldo: Na doli Kristi hamshor, gjithandej i githanshëm…
Jori: Ça domethënë hamshor?
Ronaldo: Donzhuan, kazanova.
Jori: Aha…
Ronaldo: Pse s’të duket hamshor Kristi? Gjithë ai djale është.
Jori: Jo.
Ronaldo: Pse?
Jori: Jo, jo. Fare.
Keisi: Unë mendoj se Kristi nuk ka interes për asnjë.
Jori: Unë mendoj se është djalë i mirë, por ka këto… Do që të jetë femra që t’i afrohet.
Keisi: Do që të jetë ai i pari në një marrëdhënie. Nuk të jep vëmendje ty. Do të duket që i kap të gjitha, por ndërkohë nuk kap asnjërën.