Nëse ka një gjë për të cilën ish-banorja e Big Brother Vip, Françeska Murati do të mbahet mend këtë vit (heqim ‘dorinën’, ‘prillin’ :p dhe analizat e saj), është përzgjedhja e veshjeve të saj për këtë format, me çmim aspak modest. Sot gjithë “look-u” i saj ka kaluar çdo pritshmëri.
Nga fustani, te vathët, këpucët e çanta gjithë kombinimi kushton më shumë se 100 mijë euro, madje kalon edhe shifrën e çmimit të madh të vetë këtij formati që në fund të spektaklit të sotëm do t’i jepet një prej finalistëve.
Totali i veshjes: 100.135 euro
Acler Top 150 euro
Acler Skirt 300 euro
De Grisogono Earrings 64.000 euro
De Grisogono Ring 34.800 euro
Gianvitto Rossi 885 euro