Spektakli i djeshëm i finales së madhe të “Big Brother Vip 3” është shoqëruar edhe me pjesmarrjen e ish banorëve në tapetin e kuq.
Ata nuk u kanë shpëtuar dot intervistave të shkurtra dhe pyetjeve pikante nga gazetarët e TCH.
Mirëpo, nuk kanë munguar as incidentet!
Në një video që ka qarkulluar në rrjetet sociale, shihet se Roza e ka shtyrë gazetaren Albana Ruçi për të realizuar disa foto.
Nga video duket qartazi se Roza e ka bërë këtë veprim në mënyrë shoqërore dhe shakaje, ama gazetarja nuk e ka marrë kështu.
Mesa duket ajo është ofenduar dhe pas ngjarjes ka bërë një reagim në Instagramin e saj, ku teksa ka ndarë një video me titullin “Roza Lati shtyn gazetaren”, ka shkruar:
“Ideja eshte qe une qesh dhe s’bej gje te madhe se s’jam e djegur per vemendje se mund te kisha bere sikur isha rrezuar ose cenuar shume se isha dhe Live, por une jam ne te 20-at dhe jo afer te 40-ave keshtu qe qielli ka vend per te gjithe yjet dhe ata qe do shuhen e do bien sjellin fat thuhet so no worries”