Pak ditë më parë një lajm qarkulloi nga një intervistë e Ditea Berishës për “Pushime On Top”, ku u tha se blogerja dhe Ron Koka ishin në një lidhje romantike, bazuar kjo te fjalitë e vet Diteas.
(Lexo këtu intervistën)
Por, sot gjatë programit “Shqipëria Live” në Top-Channel, moderatores i ka ardhur një mesazh në telefon live në transmetim. Mesazhi u dërgua nga Ron Koka dhe në të shkruhej: “Jam Ron Koka. Lajmi nuk është i vërtetë. Ditean e njoh që e vogël dhe e kam mikeshë shtëpie. ”
Nga ana tjetër, edhe Ditea ka reaguar përmes një story në Instagram, në të cilën shkruan:
“Faleminderit që na lidhët dhe na ndatë, na bëtë temë diskutimi për të mbushur të hënën 40 gradë në Shqipëri! Nqs një person është i lumtur s’do të thotë me doemos të jetë i lidhur! Do jemi të ftuar tek dasmat e njëri-tjetrit me Ronin si miq të vjetër familje që jemi! Kaloni një verë të bukur të gjithë ashtu siç po e bëj dhe unë. Lajmi nuk është i vertetë ! Fjala e keqpërdorur dhe e deformuar! “
Edhe pse lajmi ka disa ditë që qarkullon, edhe Roni edhe Ditea vendosën të dy të reagojnë njëkohësisht sot.