Ndarja e aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj ka bërë bujë në rrjet, duke u kthyer kështu edhe në një nga titujt kryesorë të mediave rozë.
Ndarja e tyre u pasua edhe me projekte muzikore nga të dy, si fillim ai i Xhensilës me titull lotët, e më pas nga projekti i Bes Kallakut me titull “Mosmirënjohja”, që menjëherë është kthyer në virale kudo në rrjet.
Ndonëse reagime direkte nuk pati nga Xhensila, së fundmi në koncertin e saj ajo është shprehur se ‘këto kohë janë shtuar shumë mashtruesit’ – fjali kjo që menjëherë ka bërë xhiron e rrjetit dhe është interpretuar si një ‘kunjë’ për ish-bashkëshortin e saj, Bes Kallalun dhe projektin e tij muzikor.