Egla Ceno ka folur në ‘post Big Brother’ lidhur me procesin gjyqësor të shumëpërfolur me Saimir Kodrën.
E pyetur nëse është thirrur për gjyq, Egla tha se ende nuk është thirrur, por është gati dhe po konsultohet me avokaten e saj.
Egla: Akoma nuk kam një thirrje për këtë, nëse do vijë, do jem gati. Jam duke u folur me avokaten aktualisht. Jam munduar të mos e shtyj atë urë aty brenda, mënyra sesi u përdor për lojë, sinqerisht nuk më frigonte, por me jepte ankth.
Gjeja më e rëndësishme, emocioni më i fortë te unë ka qenë mami në shtëpi, a po mendonte që do fusnin në burg. Më tha a do të fusin në burg, thash mos u shqetëso, kam njerëz që do më ndihmojnë, nuk është asgjë e rëndë.