Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha u duk se e sulmoi të dashurin Keyan Safyari i cili kritikoi peshën e saj. Këngëtarja “I’m Good (Blue)”postoi në ‘Instagram Story’ mesazhin, i cili lë të kuptohet për një zënkë mes tyre, pasi Safyari i tha se donte të ishte “i sinqertë” për pamjen e saj.
“Gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte, kështu që të thashë se ishte… kjo ishte biseda që po bënim dhe ti pyete”, thuhej në mesazh. Ai shtoi: “A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull ? Hajde unë shtoj 3 kilogramë dhe ju më quani topolakë dhe të shëndoshë. Nuk do të thotë se nuk më do mua.”
Safyari argumentoi se Rexha “po përpiqej të gjente arsye për t’u ndarë” me të.
“Mos përdor diçka të tillë për të armatosur zemërimin, ankthin apo ndonjë pasiguri që mund të kesh. Ti e di se unë të kam parë gjithmonë si të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh çfarë.”
Është e paqartë nëse Rexha dhe Safyari, të cilët filluan lidhjen në vitin 2020, janë ndarë zyrtarisht. Megjithatë, ylli i popit u pa e lumtur duke kënduar së bashku me këngët e saj “No Broken Hearts” dhe “Bad Bitch” në videot e postuara në Instagram Story të shtunën