I ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR ka qenë Ilir Shaqiri, balerini dhe koreografi i mirënjohur shqiptar. Ai është personalitet televiziv si dhe pjesëmarrës në disa programe në Shqipëri dhe jashtë saj. Gjithashtu, ai u shpall edhe fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.
Si një fitues, ai komenton edicionin e tretë dhe pyetja e parë që iu bë ishte nëse binte dakord me fitoren e Eglës.
Ilir Shaqiri: Do të të jap një përgjigje diplomatike. Unë nuk komentoj kurrë preferencën e publikut.
Si t’u duk ky Big Brother?
Ilir Shaqiri: Shumë i veçantë sepse ti deri në momentin e fundit nuk dije kush do të ishte finalisti apo fituesi, në kuptim që ishin ato 4-5 veta që deri para 2 javësh nuk imagjinoje kush do hynte, kush do dilte, shumë e vështirë. Unë kam thënë Juli-Romeo është dyshja finale, unë do ta kisha preferuar.
Nga Juli-Romeo, kush do të doje të fitonte?
Ilir Shaqiri: Publiku e vendos.
Ti?
Ilir Shaqiri: I dua të dy. Juli sigurisht më i pjekur, Romeo ndoshta më pak agresiv. Romeo më ka pëlqyer me një gjë që nuk ka ofenduar njeri.
Në qoftë se Egla do të kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë edhe ti, në Big-un tënd…
Ilir Shaqiri: Do isha masakruar, pa diskutim po sepse nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për diçka për një çmim në këtë rast, deri në palcë. Unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palcës.
Salsano i përmendi edhe deklaratën e Eglës gjatë natës finale që shprehu dëshirën për të marrë një shkop bejsbolli nga shtëpia për të thyer objektet dhe Iliri s’e kurseu përgjigjen.
Edhe koka e Eglës ka bërë pjesë te ato objekte si koka e të gjithëve, kështu që ndonjëherë të kthehet mbrapsht.