Heidi dhe Romeo janë kapur mat nga ndjekësit teksa kalojnë disa ditë pushime në jug të vendit.
Bashkë me ta janë edhe Donaldi me Marion dhe partneret e tyre, moderatorja Bora Zemani dhe gazetarja Kristina Mere.
Pas përfundimit të BBV, çifti ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike, veçanërisht Romeo i cili ka munguar edhe në takimin me ish-banorët e tjerë të programit, në Post BBV, duke zgjedhur kështu të qëndrojë larg intervistave.