Thuajse në kohë të njëjtë, Loredana dhe Enca Haxhia konfirmuan lidhjet e tyre të dashurisë.
Reperja vulosi zërat për romancën me Karim Adeyemin ndërsa Enca u shfaq papritur duke befasuar të gjithë me të dashurin e saj, masazherin afrikan, Mickey Neblett.
Vajzat nxitën reagime të shumta por ajo që u sulmua më shumë ishte Enca.
Veç komentuesve është edhe këngëtarja shqiptare, Keisi Medini, e cila është shprehur hapur kundër një lidhje të tillë.
Gjatë një bisede Gerti e pyeti nëse do i pëlqentë të kishte një lidhje me një djalë me ngjyrë, ose me kombësi tjetër. Këngëtarja u shpreh se nuk është rraciste, por s’do donte që t’i përziente racat.
Pjesë nga biseda:
Gerti: A do ishe martuar me një zezak për shembull? Ose me një arab?
Keisi: Këtë s’besoj ta kisha bërë, jo se jam rraciste, por nuk më pëlqen që t’i përziejë rracat si i thonë. Nuk kam gjë kundër tyre, por s’do më pëlqente që unë të jem e bardhë e burri im i zi. Ndoshta dhe do ndihesha në siklet.