Pak kohë më parë Efi Dhedhes zbuloi se ishte beqare. Ajo i dha fund një lidhjeje, për të cilën kishte folur edhe publikisht ndonëse nuk ia kishte zbuluar identitetin partnerit.
Por, edhe pse në jetën e saj nuk është askush për momentin, Efi i ka te qarta planet për familjen e saj.
Thënë kjo Efi u pyet nga fëmijët ‘Në kurthin e Piter Pan’ se kur do martohet dhe sa fëmijë do ketë.
Efi tregoi se dëshiron të ketë një familje të vogël me dy beba.