Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Beniada Nishani feston ditën e sotme ditëlindjen. Ajo mbush 33 vjeç dhe momentet e bukura i ka ndarë edhe në rrjete sociale.
Në këtë ditë të veçantë për të, Beniada ka marrë dhjetra urime speciale për ditëlindje si dhe plot buqeta me lule, të cilat i ka ndarë në rrjetet sociale. Mes tyre është edhe urimi i shoqes së saj, Jori Dellit.
“Gezuar ditelindjen Benit tim”, shkroi krahas fotografisë në të cilin Beniada është shfaqur sensuale në të brendshme.
Urime të shumta ka marrë gjithashtu edhe nga miket e tjera të zemrës dhe fansat e saj.