Ija, gjyshja e Bes Kallakut, ka qenë dje e ftuar në “Ferma VIP”.
Ija nuk i ka kursyer batutat dhe gjithashtu i ka këshilluar vajzat që kush është pa martuar duhet të gjejë dashurinë. Mes të tjerash, ajo tha se “Besi e ka gjetur të vetën”. Nuk e dimë nëse Ija e ka patur me shaka apo vërtet zbuloi se Besi është në një lidhje të re.
Besi: Kush punon sot o Ije, aman!
Xhensila: Pse prish punë ti, o Bes?
Rensi: Lëre more gocën të gjejë dashurinë!
Ija: Do të shkojë në fshat kjo!
Renisi: Edhe punën edhe dashurinë do ta gjejë.
Ija: Po! Do ta gjejë për Zotin. Kush të jetë pa martuar, gjeni ndonjë. E ka gjetur të vetën ai, e mbyti Ajka…(flet për Besin)
Renisi: Edhe një copë tokë e ka ai.
Xhensila: Ija flet në përgjithësi, për këta që kanë ferma, jo gjëra të vogla, se unë dua një me shumë lopë.