Sara Gjordeni është një nga banoret e BBV3. Ndonëse rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë për shkak të eleminimit me zarf të zi pas një debati me Françeskën, ajo sërish vijon të mbetet një nga banoret më të komentuara.
Në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit e saj, mes shumë pyetjesh për shtatzëninë, nuk kanë munguar as komente të tipit “Je e etur për famë”, apo “Vdes për vëmendje”.
Përballë këtyre komenteve, Sara nuk i ka kursyer përgjigjet ndaj ndjekësve.