Ditën e sotme aktori Jul Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes.
Erjona i ka përmendur edhe akuzën që Jetmir Salaj ka bërë për të, kur të dy ishin pjesë e “BBV3”, ku sipas tij Juli ka qenë pjesë e një falsifikimi në një tender.
“Akuzohesha nga Jetmiri për falsifikim që kam marr pjesë në tender duke përdorur një person, po të kishte ndodhur kjo do kisha 2 milion euro në bank. Nuk bëhet fjalë për tendera ka qenë një histori që kam treguar me humor në lidhje me një ankand, po ka qenë çdo gjë brenda normave kritereve, e kam treguar me shaka çfarë ka ndodhur jashtë ankandit, po Jetmiri si një banor ‘BBV’ e futi në lojë dhe ndëroj emrin nga ankand në tender”, u shpreh Juli.
“Do ketë gjyq?”, e pyeti Erjona. “Do e diskutoj me Jetmirin se duhet të dali ta përgënjeshtroj”, u shpreh ai.