Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi pas daljes nga shtëpia e “BBV” ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.
Së fundmi ish-banorja ka postuar në InstaStory një foto me partnerin e saj, duke kaluar momente romantike së bashku teksa ndodhen në makinë.
Të kapur dorë për dore teksa po udhëtonin në makinë, çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Ilnisa e Meritoni e vazhduan romancën edhe pas daljes nga reality show, ndërsa gjatë intervistave kanë treguar se në planet e tyre është që të bëjnë një bebe së bashku.
Ndryshe nga familja e Ilnisës të cilët e pranuan lidhjen e saj me Meritonin, ajo e këtij të fundit u duk sikur ishte kundër kësaj historie dashurie.
Në një intervistë një natë para finales së BBV në “Cherry on Top”, i ati i ish-banorit tha se lidhja e të birit ishte në kuadër të lojës.
Mirëpo mesa duket tashmë familja e Meritonit e kanë pranuar lidhjen e dyshes.
Ka qenë motra e moderatorit, Agnesa e cila ka treguar çdo gjë duke i bërë Ilnisës “follow” në Instagram.