Heidi Baci ka treguar se ende nuk ka pasur komunikim me ish-banorët e “BBV”. Këtë ajo e zbuloi sot teksa ishte e ftuar në “Wake up”.
Po ashtu, ish-banorja u pyet se cila eksperiencë ishte më e bukur, ajo në Shqipëri apo “Grande Fratello”. Heidi u shpreh se “BBV” i ka pëlqyer shumë, edhe pse ka pasur probleme me gjuhën dhe me përshtatjen.
Pjesë nga intervista:
Ke komunikuar me banorët e tjerë pas daljes?
Heidi: Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur.
Do të doje të flisje me ndonjë?
Heidi: Julin ndoshta mund të takoja.
“Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”, cilën do të zgjidhje si eksperiencën më të bukur?
Heidi: Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten.
Të ka shkruar ndonjë nga banorët e “Grande Fratello” në Itali?
Heidi: Kam folur me Beatrice Luzzin, është shumë e mirë. Tani që do shkoj do e takoj për një kafe. Të di edhe se çfarë mendon për Eglën (qesh).