Armina Mevlani feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 33 vjeç.
Mes shumë urimesh për blogeren mjaft të dashur për shqiptarët, nuk ka munguar edhe ai i shoqes së saj të ngushtë, aktores Olta Gixhari.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Asnjëherë nuk do ndryshosh Binjaku im i preferuar” – shkruan Olta.
Kujtojmë se Armina është aktualisht opinioniste e “Ferma Vip”. Dy vite më parë, ajo kurorëzoi në martesë dashurinë e saj disa vjeçare me Shkëlzen Berishën, në një ceremoni madhështore që mori gjithë vëmendjen e rrjetit.
Gëzuar ditëlindjen Armina! ❤️