Rezarta Shkurta mungon prej kohësh në muzikë, por vijon të jeë shumë aktive në biznes dhe në rrjetet sociale. Në këto të fundit, ajo ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit për të treguar më shumë rreth jetës private e profesionit. Sigurisht, pyetja e parë ishte nëse ka plane për një motër ose vëlla për Herën.
“Ndonjëherë po. Pastaj kujtohem për shtatzëninë time të tmerrshme dhe ulem sërish me këmbë në tokë.”
Publiku ka këngët e preferuara të Rezartës, por të sajat cilat janë? Këngëtarja zbulon se ka patur disa këngë që mbartin edhe një ngarkesë emocionale, si “Gjysma ime”.
“Kam disa. 1, kënga ‘DJ’ ishte festivali i parë plot emocion. 2, ‘Të dielave’, videoklipi i parë, sapo kisha mbushur 18 vjeç. 3, ‘Budallaçkë e vogël’, ishte kënga e parë rebelim dhe më shumë nga shijet e mia si rrymë. ‘I pafat’ gjithashtu. Ishte performanca e parë kryevepër e imja në festival. Por dhe kënga e fundit ‘Gjysma ime’… është bërë në vite shumë të vështira… dhe për vite me radhë pasi e publikova nuk e kam dëgjuar pasi më jepte trishtim…”
Sa u përket personazheve VIP që ka fotografuar, për të ka qenë shumë e lehtë të punojë me Xhensila Myrtezajn dhe Kiara Titon. Ama, ka një emër që “ia nxin” jetën!
“Do zgjidhja Xhenin(Xhensila Myrtezaj) dhe Kiarën. Janë shumë praktike në poza dhe mbarojnë punë për 5 minuta. Nuk zgjedh Luizin se ta nxin jetën, shkon seti 5 ditë.”