Gjatë BBV3 Jul Deda vazhdimisht është komentuar si lider i grupit të disa prej gocave të shtëpisë së BBV3.
Së fundmi ai është takuar me “gocat e tij” (ashtu si i kanë quajtur përgjatë BBV) Ledjonën dhe Erjolën. Të tre ish-banorët duken mjaft të lumtur që janë ribashkuar sërish dhe nuk ndalur postimet në Instastory, ndërsa Jul Deda ka postuar një foto me vajzat ku shkruan: “Me shoqet e kursit…!”
Ndonëse vazhdimisht janë quajtur aleatë në lojë, grup, apo është thënë se Juli po i “përdor” vajzat për strategjinë e tij, ata ende vazhdojnë miqësinë e tyre jashtë.
Tani, çfarë po flitet në këtë tavolinë do thoni ju? Këtë nuk e dimë, por me siguri mund të themi që ka shumë komente për BBV3 dhe mbi të gjitha, ish-banorët… 🙂