20 vite karrierë e Alban Skënderaj e mbushur me muzikë shpirti – e gjitha e mbledhur në një koncert të quajtur “Motiv”, dedikuar këngës që e bëri atë të njohur për publikun shqiptar në “Top Fest 1”.
Koncerti u mbajt mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania” dhe ishte i tejmbushur me njerëz, ku njerëz publikë e jo publikë u bënë të gjithë bashkë për të shijuar muzikën e këngëtarit.
Të pranishëm ishin edhe çifti Donald Veshaj dhe Bora Zemani, të cilët kanë marrë vëmendjen e rrjetit me një video tepër emocionuese, teksa të përqafuar këndojnë këngën e krijuar për dashurinë e tyre, e cila ishte kolona zanore e filmit “5 herë jo”.