Jul Deda dhe Egla Ceni ishte dyshja finaliste e BBV3, fituese e të cilit u shpall Egla Ceno.
Edhe në intervistat e fundit që aktori ka dhënë ashtu sikurse në post-BBV, nuk e ka mohuar në asnjë moment pakënaqësinë kundrejt faktit që aktorja mori çmimin e madh, e madje ka aluduar se në fakt me votat e publikut ka qenë ai fituesi (deklaratë për të cilën tha se kishte fakte), por nuk e di arsyen pse e fitoi Egla.
Duket se edhe pas BBV, ironitë mes tyre vazhdojnë, këtë herë për K-të (numri i followers-ave) e Instagramit.
Gjatë kësaj jave në llogarinë e Jul Dedës janë shtuar plot 2mijë followers në Instagram, gjë që aktori e ka postuar ku shkruan: “Rritemi me hapa të sigurtë…!”
E kundërta ka ndodhur me fituesen e këtij edicioni, në llogarinë e së cilës nuk është shtuar asnjë followers. Po ashtu, edhe Egla e ka ndarë në Instagram këtë fakt, ku shkruan: “Moss, zero K-ra për mua”
Nga ana tjetër, kjo ka nisur si batutë nga aktorja Egla Ceno, pas deklaratës së Donald Veshaj për të, i cili tha për të se “nuk mund të quhet fenomen dikush që ka vetëm 70K në Instagram”, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për një personazh i cili nuk pëlqehet aq shumë sa të ndiqet masivisht në rrjete sociale, sa për ta quajtur ‘fenomen’, sikurse është parë të ndodhë me konkurentë të tjerë të këtij BBV dhe edicioneve të shkuar, ku mund të përmendet rasti i Luiz Ejllit i cili nga një personazh pa llogari në Instagram, gjatë BBV iu aktivizua llogaria e cila sot është një nga më të fuqishmet e personazheve publikë me gati 700 mijë ndjekës.