Luiz Ejlli ka paralajmëruar që pas daljes nga BBV që do të ketë bashkëpunime të shumta me këngëtarë të tjerë.
Ajo që të gjithë tashmë e dimë, është që i preferuari i Luizit është një dhe i vetëm – Getoar Selimi, ose si e njohim të gjithë GhettoGeasy.
Dhe më në fund, momenti që Luizi dhe Geti të bëhen bashkë erdhi. Edhe pse, bashkëpunimi i tyre është përfolur më herët, tani dyshja janë bërë bashkë duke u marrë me projektin.
Këtë e ka njoftuar vet Luizi në një Instastory dhe mesa duket është më se entuziast dhe i lumtur për këtë fakt.
Më herët, Luizi tregoi se Geti ia ka dhënë atij pseudonimin e famshëm “Baba” ndërkohë që vet do të vazhdojë të mbajë titullin “MMV” (Më i madhi n’vend)
Kështu që, bëhuni gati për një super projekt kampionësh mes Ghetto MMV dhe Luiz Babës!!