Ish banorja e BBVK1, Gresa Hoti, ka bërë lëmsh rrjetin me postimet e saj të fundit. Modelja shihet tepër e afërt me mikeshën e saj, një DJ mjaft e njohur.
Dyshja duket se po kalojnë mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës, ku dhe kanë shkëmbyer puthje në buzë, teksa nuk kanë munguar as dedikimet si “Të dua” apo “Gjithçka për mua”.
Kujtojmë se gjatë BBVK1, Gresa ka qenë në një lidhje me Andi Artanin, një tjetër ish banor si dhe konkurent i “Për’puthen” – lidhje që zgjati pak pas daljes së tyre nga shtëpia e BBVK.