Pas përplasjeve në rrjetet sociale mes Taynës dhe ish-menaxherit të saj nga ky i fundit, ka patur një deklaratë më të detajuar prej tij. Telegrafi ka kontaktuar me Hykollin për të mësuar të vërtetën e kësaj ngjarjeje.
Ai thotë se brenda pak kohësh e shndërroi Taynën në yll, por ajo ka ikur fshehurazi duke e dëmtuar emocionalisht e financiarisht. Gjithashtu, konfirmon se e ka fshirë ai këngën e jo sikurse deklaroi ditën e djeshme në rrjetet sociale ku tha se “këngën ia kanë fshirë kontratat që ka firmosur”.
Sipas Hykollit, arsyeja e fshirjes së këngës është mosrespektimi i kontratës edhe për 5 vitet e ardhshme.
Po e vërteta është sepse unë kam investuar prej këngës së parë. E kam marrë në rrugë do të thotë ka qenë pas disa label-a të tjerë, as këngë nuk i kanë bërë kurrë, e kam marrë unë për 6 muaj e kam bërë yll. Do të thotë, kam fakte për këtë punë.
Kam investuar unë më shumë se sa duhet edhe me ma kthyer me të keq, me ikje tinëz për të bërë gjëra pas shpinës. Nuk e kam pritur dhe jam i dëmtuar emocionalisht edhe shumë, shumë financiarisht.
Mospërmbushja e marrëveshjes me mua edhe pesë vitet e ardhshme sikur edhe e kishim në kontratë, më ka shtyrë t’ia fshij këngën. Me një marrëveshje të vogël ajo ose kërkim faljeje do ishte e lirë si zogu pa asnjë dëmshpërblim. Shkaku i korrektësisë, e gjithë estrada e di sa korrekt jam.