Disa ditë më parë, Françeska Murati ka ngritur dyshime në rrjet për një shtatzëni të mundshme teksa ndjekëses që i ishte në maternitet i shkruante ‘shihemi aty vitin tjetër’.
Këtë aludim në rrjet, e ka përforcuar gazetari Andi Vrapi teksa ka publikuar një foto krah Françeskës dhe një personi tjetër, teksa ish banorja e BBV3 mban duart te barku.
Por me sa duket e gjitha kjo ishte një shaka. E pyetur nga revista ‘Anabel’, Françeska ka treguar se nuk është në pritje të ëmbël.
“Ishte një shaka/ ironi me miqtë e mi për portalet që kanë thënë se jam shtatzënë. Njerëzit e kanë bërë screenshot. Unë isha në një festë private me miqtë e mi. Nuk ngel robi shtatzënë kaq shpejt”, ka qenë deklarata e Françeskës.