Ledion Liço feston sot ditën e lindjes. Në këtë ditë të veçantë bashkëshortja e tij Sara Hoxha i ka bërë një urim të ëmbël në Instagram.
Ajo ka ndarë një foto nga dita e tyre e dasmës ku shfaqet duke u puthur me Ledionin krah së cilës shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Ledion Liço. Jeta që kemi ndërtuar bashkë është krenaria ime më e madhe”.
Nuk ka munguar as komenti i Ledionit, në formën e shprehjeve të tij të famshme.
“Limonat që na dha jeta, i bëmë tortë”-shkruan moderatori me humorin që e karakterizon.
Gëzuar ditëlindjen! ❤️