Duket se ironitë, thumbat janë kthyer në diçka të zakonshme në showbiz e aq më tepër në një industri siç është ajo e muzikës.
Ndërsa mendonim se kishte një miqësi mes dy artistëve Stresi e Don Xhoni (të paktën nga postimet e tyre bashkë), duket se kjo nuk ekziston me dyshen.
Po çfarë ndodhi?
Kosova ka dërguar një kërkesë për t’u bërë pjesë e “Eurovision 2025”, e ndërsa rrjeti është pyetur nga ‘Prive’ se cili duhet të jetë përfaqësues.
Stresi ka sugjeruar që Ylli Limani të jetë përfaqësues i Kosovës në garë, ndërsa ka komentuar edhe te dikush që sugjeronte Don Xhonin si përfaqësues, duke e thumbuar reperin.
“Qysh jo, edhe gjyshja jeme qe don jau bi, e ka zonin shumë karakteristik”- shkruan Stresi.
Ndonëse u duk si një shaka e Stresit, me një kërkim në llogaritë e tyre në Instagram, rezulton që Don Xhon dhe Stresi nuk ndiqen më me njëri-tjetrin, pra diçka mes tyre duket se ka ndodhur.