Pas daljes nga BBV3 çifti Romeo-Heidi, kanë vendosur të qëndrojnë mjaft të tërhequr sa i përket intervistave apo daljeve publike.
Ndonëse ata vet nuk kanë rrëfyer asgjë sa i përket marrëdhënies së tyre (përveç postimeve që tregojnë se janë bashkë dhe të lumtur), ikja e Heidit në Itali sërish ngriti dyshime për raportin e tyre.
Ndërsa mediat kanë aluduar lidhur me çiftin Romeo-Heidi, së fundmi Romeo ka postuar një video nga Gjermania, ku do të jetë sot në skenë në koncertin “Dekada” të Elvana Gjatës.
Në video shihet Romeo, ndërsa në sfond dëgjohet e qeshura e Heidit dhe e Bardhit, i cili po ashtu do të jetë në skenë mbrëmjen e sotme.
Pra, qartazi çifti janë bashkë, të lumtur dhe nuk shkëputen nga njëri-tjetri asnjë moment.