Moderatorja Erjola Doçi intervistoi mbrëmjen e e sotme Jul Dedën në emisionin, Top Arena. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brother dhe ish banorët.
Juli u pyet për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin, dhe ai i hodhi poshtë këto zëra.
“Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?”
“I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet.”-tha Juli.
Ndër të tjera, Juli dha deklrata mjaft të forta në intervistën e tij për tre edicione BBV, ku nuk munguan as ironitë.