Petrina Gorica, pjesë e produksionit të BBV, ka zhvilluar së fundmi një pyetësor me ndjekësit e saj në Instagram.
Ndër pyetjet që ka marrë, ajo është pyetur edhe lidhur me Luizin dhe Kiarën, si një mikeshë mjaft e afërt e çiftit.
Petrina ka treguar se përpos personazhit që tashmë të gjithë njohin, Luizi ka dhe një tjetër veçori – përpikmërinë.
Sa i takon Kiarës, gazetarja shprehet se ajo është një vajzë me zemër të madhe, ide të qarta, shumë pozitive dhe që nuk i bën askujt keq.
Kujtojmë se pas përfundimit të BBV2, Luiz Ejlli ka qenë nën menaxhimin e TCH për një vit të plotë, ndërsa menaxherja e tij ka qenë pikërisht Petrina.
Ndonëse tashmë kontrata me TCH ka përfunduar e tashmë Luizi është nën menaxhimin e Jetmir Agaj, miqësia me Petrinën vijon të mbetet mjaft e afërt.
Së fundmi, në një intervistë Luizi është shprehur se kontrata me TCH ka përfunduar, megjithatë ai ruan konsiderata mjaft të larta dhe gjithnjë është i hapur për bashkëpunime me ta.