Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Jori Delli, ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin më të ri që nisi transmetimin në Top Channel, “Top Arena”.
Modelja e njohur u vendos përballë disa pyetjeve mjaft pikante, të cilave ajo nuk pati aspak problem t’u përgjigjej.
Një nga pyetjet ishte nëse ajo së bashku me Beniada Nishanin dhe Heidi Bacin kanë hedhur në gjyq Krist Dragotin. Bukuroshja u shpreh se nuk e kanë bërë, por tha se ai duhet të ketë kujdes kur shprehet, pasi ka bërë një deklaratë negative për vajzat shqiptare të lindura ose të rritura në Itali.
“Është e vërtetë që ti, Beniada dhe Heidi keni nisur gjyq ndaj Krist Dragotit?”, ishte pyetja drejtuar Jorit, e cila u përgjigj:
“Nuk është e vërtetë, por mund ta nisim një gjyq sepse ka thënë diçka për gocat shqiptare që kanë lindur ose rritur në Itali”.
Ajo po ashtu u pyet nëse familjarët e saj janë kundër lidhjes me këngëtarin e njohur italian, pyetje së cilës ajo iu përgjigj: “Jo, nuk është fare e vërtetë”.
/TAR