Kiara Tito dhe Mikela Pupa janë dy personazhe që zor se prisnim t’i shihnim në shoqërinë e njëra-tjetrës. Arsyeja? Mikela është shoqja e ngushtë e Efit, ndërsa Efi dhe Kiara le ta themi që nuk gëzojnë ndonjë marrëdhënie tejet shoqërore me njëra-tjetrën (dhe shumë deklarata janë thënë kryesisht nga Efi…)
Megjithatë, ky nuk është rasti, pasi Mikela dhe Kiara duket se vijojnë të ruajnë një lloj miqësie me bashkë. Së fundmi, vajzat kanë ndarë një foto në rrjetet sociale, ku shihet se po kalojnë mjaft mirë në shoqërinë e njëra-tjetrës.
Mikela ka shpërndarë një postim ku shkruan: “Kë kam takuar unë sot🥰🙈”, teksa shfaqet duke puthur Kiarën në faqe – postim ky që e shpërndau dhe Kiara shoqëruar me emoji zemrash.
Përpos kësaj, Mikela ka ndarë një tjetër Instastory me një dhuratë për bebushen e saj nga Kiara dhe Luna.
“Miki, t’i gëzojë bebushja dhe ardhtë e mbarë. Nga Kiara dhe Luna” – shkruhet sipër dhuratës.