Filmi i ri i Eduartit, zgjerimi i “Bana’s” , projekte televizive në horizont – shumë projekte të reja po vijnë nga çifti Arbana-Eduart, ndërsa tepër i lartë është edhe kurioziteti i publikut për të rejat e tyre.
Ndërsa kanë qenë tejet të rezervuar me intervistat, çifti ka zbuluar se do të jetë i ftuar të shtunën në podcastin “Flasim” të kryeministrit Rama.
Mbetet të presim të shtunën, të shohim sa do ‘zbërthejë’ Rama çiftin për detaje e projekte që gjithnjë i mbajnë në suspancë.