Në një video të fundit të publikuar në llogarinë e saj në TikTok, Nita Latifi ka lënë të kuptohet se është në një romancë.
Në videon e publikuar, Nita shihet e shtrirë ndërsa partneri i saj, shfaq krahët e tij muskulozë sipër ish-banores.
Menjëherë pas publikimit të videos nga Nita, rrjeti po mendon se djali muskuloz në video është ish-banori i BBV2, Shpat Kërleshi, i cili ra mjaft në sy në sezonin e kaluar për shkak të fizikut të tij.
Kujtojmë se para BBV2, mes Nitës dhe Shpatit kishte pasur një njohje që nuk kishte funksionuar e ngeli vetëm miqësi.
Pas daljes nga BBV, Nita publikoi këngën “2 Gota” pjesë e klipit të të cilit ishte pikërisht Shpat Kërleshi, e tashmë mbetet të presim për më shumë detaje.