Erolld Belegu ka marrë ftesën e Big Brother! Këtë e ka zbuluar vetë ai në emisionin “Moment” në RTV Dukagjini ku është shprehur se as nuk e mendon një gjë të tillë. Megjithatë, partnerja e tij Diola Dosti ka qenë pjesë e formatit.
Erolldi e konsideron një bonus pasi kjo ka thelluar njohjen e tyre, edhe pse ai ka mësuar gjithçka pasi nga njerëzit pranë tij pasi vetë nuk e ndiqte programin. Madje edhe familjarët e tij e kanë njohur menjëherë Diolën në takimin e parë me të, hollësirat e të cilit i ndan Erolldi.
Erolld Belegu: Unë kam pasur vetë ftesë për të hyrë në Big Brother, por nuk mendoj që mund të mbyllem aq gjatë në një shtëpi e sidomos të tregoj gjërat personale kur aty je i detyruar.
-Nëse Diola do të kishte insistuar të ishit bashkë në Big Brother, do t’ia plotësoje dëshirën?
Erolld Belegu: S’do kishte insistuar. Ajo e di mendimin tim për Big Brother, ajo e ka pasur qëllimin e vet, e ka realizuar, ka qenë aty, por ai Big Brother ku ajo ka qenë, mua më ka ndihmuar në një sens sepse përveçse e kam njohur vetë, shumë njerëz më kanë folur për Diolën që ajo ka qenë më e mira, ka qenë e vetmja që mbante pastërtinë, e vetmja që u ka bërë gjellërat, e vetmja që nuk ka fyer askënd, tregon pak a shumë për personalitetin e saj apo për ‘rolin’ që ajo ka pasur aty brenda se aty të gjithë nga pak i luajnë, dashur apo padashur, mendoj se nuk e di, s’kam qenë. Pastaj nuk e di, ka pasur shumë ‘feedback’ pozitiv, po shihja që njerëzit e njihnin. Edhe në shtëpinë time kur hymë njëherë, hymë si rastësisht, aty ishin vëllai, nusja e vëllait, nëna e të gjithë, e njohën me të parën, ajo u njoh me të gjithë, shkuam në një pjesë tjetër të sallonit, vazhduam duke ndenjur. Kur iku kjo, ata të gjithë duke më treguar që e njohim, unë isha i vetmi që s’kisha informacion.
-Cili prej familjarëve e ka pritur më mirë Diolën?
Erolld Belegu: Nëna. Më shumë po komunikojnë ato me njëra-tjetrën se unë.