Nuk është edhe aq komode në ditët tona t’i kesh të gjithë banorët e pallatit njerëz të njohur, madje më mirë do ishte të mos ishin të tillë, që mos të të bezdisin me shikime “të fshehta” apo edhe me pyetje ngacmuese për hyrje-daljet e zakonshme në shtëpi.
Po si mund të jeta jeta kur në pallat ke edhe një personazh të njohur? Po kur janë dy të tillë, meqë në rastin konkret nuk e dimë se kush është më VIP se Meri…
Meri Shehu dhe Erjola Doçi jetojnë në një pallat dhe shpeshherë janë takuar edhe në ashensor me njëra-tjetrën. Mirëpo prezantuesja e Top Channel ka pasur gjithmonë një kureshtje për astrologen e njohur, së cilës i bëri një pyetje në “Top Arena”.
Përballë njëra-tjetrës, në një intervistë për Big-un dhe për të tjera sekrete nga jeta e tyre si banore të një pallati, Meri dhe Erjola nuk e mbajtën dot të qeshurën …
Erjola: Unë dhe ti jetojmë në një pallat dhe jemi takuar në ashenser. A mund të më thuash përse në shtëpinë tënde ka zhurma natën, Meri? është Asmodeusi (fantazma e famshme në shtëpinë e BBV sipas Merit) apo ndonjë njeri tjetër?
Meri: Kush të ka thënë që ka zhurma natën?
Erjola: I kam dëgjuar moj, jam dëshmitare…
Meri: Është maçoku im, po…
Erjola: Qyqja, ça bën me maçokun, moj Meri?
Meri: Jo, nuk bëjmë gjë ne. Të tjerët na përgjojnë, por ne nuk bëjmë gjë, jemi shumë të qetë.