Prej kohësh është bërë zyrtare marrëdhënia e re e Mozzik me Lotinën dhe pse në rrjet qarkulluan imazhe të shumta ku çifti ndodhej në të njëjtin vend, derisa vet Mozzik e zyrtarizoi.
Më pas ka qenë vet Mozzik sërish që ka publikuar mesazhet e tij të para dërguar Lotinës në vitin 2019. Fansat e Loredanës janë ‘kundërpërgjigjur’ duke aluduar se marrëdhënia e krijuar mes tyre ka filluar gjatë kohës që Mozzik & Loredana ishin bashkë.
Një imazh që qarkullon në internet duket se ka nxjerrë Lotinën ‘zbuluar’! Ka qenë kjo e fundit e cila ka pëlqyer shumë foto të Loredanës gjatë peridhës kur çifti nisi krisjet e para.
Nga ana tjetër, Mozzik e mohon të ketë pasur një histori me Lotinën gjatë kohës që ka qenë me Loredanën!