Duket se ka ndodhur diçka me miqësinë e Romeos dhe Lisit, e këtë e ka treguar vet Lisi në një video-live mbrëmjen e djeshme gjatë një darke me Eglën, ku tha se nuk ka folur me Romeon.
Menjëherë rrjeti nisi të aludojë se miqësia mes tyre është krisur, pasi gazetari ka vijuar miqësinë me Egla Cenon e cila nuk ka aspak marrëdhënie të mirë me çiftin Romeo-Heidi pas përfundimi të BBV.
Mirëpo, një detaj tjetër është vënë re sot. Ndonëse Romeo dhe Lisi vijojnë të ndiqen në rrjete sociale, është Heidi ajo që i ka bërë ‘dalje’ Lisit duke mos e ndjekur atë në Instagram, ndërsa ky i fundit vijon ta ketë follow.
Si përfundim, nuk dihet nëse ka ndikuar Egla, Heidi apo diçka ka ndodhur mes djemve që ata nuk flasin me njëri-tjetrin, ndonëse në BBV u duk sikur miqësia e tyre do të vazhdonte gjatë – gjë që tashmë mbetet për t’u parë.