Një marrëdhënie dashurie bëhet akoma më e mrekullueshme kur në jetë vijnë fëmijët. Për Jonida Vokshin dhe Besnikun duket se gjithçka erdhi në kohën e duhur. Në një rrëfim për podcast-in “Mam” nga Orinda Huta ku Jonida ishte edhe e ftuara e parë, moderatorja tregon gjithçka për rrugëtimin e mëmësisë.
Planet për zgjerimin e familjes për momentin janë lënë pezull. Me dy fëmijë të vegjël, sidomos me ardhjen e Ian që shtoi ngarkesën, Jonida tregon për frikën e të mos qenit e përkushtuar mjaftueshëm ndaj një fëmije të tretë dhe disproporcionit të dëshirës për ta patur, edhe pse nuk e mohon zbehjen e saj.
Jonida Vokshi: Ne kemi patur në plan që të bëhemi prindër, të kemi një fëmijë. Nuk e kemi patur në plan se para, se pas, kurdo të vendoste Zoti do të ishte njësoj, edhe nëse ne do e kishim para, sërish dasma do të ndodhte, por kështu erdhën gjërat, bëmë dasmën, erdhi Emi, më pas dëshira për të patur një fëmijë të dytë, erdhi Ian dhe këtu mbyllet historia.
-Si, si mbyllet?
Jonida Vokshi: Po, po mbyllet.
-Do të vazhdojë, vetëm me dy e ka vendosur…
Jonida Vokshi: Dëshira ime është për të pasur më shumë fëmijë, unë e kam thënë edhe para se të bëhesha mami për herë të parë. Me lindjen e Emit m’u shtua akoma më shumë ajo dëshirë që kisha për të patur një familje më të madhe, por mbase është edhe Iani i vogël dhe momentalisht jam trembur nga vështirësia që ka rritja e dy fëmijëve dhe kjo gjë më ka stepur për të patur paçka dëshirës një fëmijë të tretë sepse më duket ndonjëherë sikur unë nuk do t’i jap vëmendjen e duhur kështu që mbase më mirë që vëmendjen ta kenë absolutisht Emi dhe Ian dhe unë të jem më e qetë që nuk i hyj në hak një fëmije tjetër sepse nuk di a do të mundem.
Gjithsesi, historia duket se ka ende për të shkruar. Përtej të gjitha frikërave, Jonida tregon se është Besniku ai që i thotë se ajo do ta dëshirojë sërish zgjerimin e familjes, por hëpërhë, nuk dihet ende.
Jonida Vokshi: Besniku kështu më thotë, këtu do të jemi se ti do ta kërkosh një fëmijë të tretë, por nuk e di, mbase Iani është i vogël dhe unë jam në këtë mendim për momentin. S’di çdo të ndodhë më vonë.