Sabri Fejzullahu i ka bërë një dedikim divës së muzikës shqiptare, Adelina Ismailit, duke shprehur vlerësimin për të.
Ai thotë se e ka mbajtur për dore që kur ishte 7 vjeçe dhe se do ta mbajë gjithmonë në shpirt. këngëtari shkruan se Adelina ka thyer të gjitha rregullat e tabutë në estradë dhe është unike.
Po Adelina, sikur dita e bukur që mban diell, të mbajta për dore që 7 vjeçe dhe do të mbaj deri në përjetësi, por në shpirtin tim. Ti je diva dhe modestia e kombit shqiptar, ti je kultura dhe ngritja, dituri e mirësjellje, ti je bukuria e thjeshtësia njerëzore, mbretëreshë e skenës dhe ikona televizive. Ti theve rregulla e tabu, dhe gjithmonë ishe ti, unike, dhe e tillë mbete, unike. I yti e me plot dashni axha Sabri…
Dyshja duket se do të vijnë me një duet së bashku dhe nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga publiku.