Efi Dhedhes ka qenë e ftuar në “Top Arena” mbrëmjen e djeshme, ku është vendosur përballë pyetjeve ngacmuese të moderatores Alesia Bami.
Finalistja e BBV2 i është përgjigjur pyetjeve të rubrikës “E vërtetë apo gënjeshtër”, ku një prej tyre kishte të bënte me Olta Gixharin.
Efi ka zbuluar se raporti mes tyre vazhdon të jetë i njëjtë, pra ende nuk flasin, ndërsa tregoi se nuk e ka uruar për lindjen e djalit pikërisht për këtë arsye, e megjithatë ajo i bëri një urim publik.