E ftuara e radhës te emisioni “Shija e Anës” ishte gazetarja e aktivistja Zhaklin Lekatari.
Kësaj radhe Zhaku u shfaq më e relaksuar dhe e buzëqeshur, ndonëse nuk munguan as opinionet e saj për çështje të caktuar. Ajo iu përgjigj pyetjeve të Anës e publikut, zbuloi planet për një program të ri, por pati edhe një pyetje me “spec” nëse do të ketë ndonjë dasmë.
-Kur kemi dasmë?
Zhaklin Lekatari: Për cilën dasmë e ke fjalën?
-Dasmën e Zhakut.
Zhaklin Lekatari: Kismet. Zhaku beson në dashuri, por jo domosdoshmërisht në dasmë.
-Pse jo, edhe dasmë, një festë sipas shijes tënde.
Zhaklin Lekatari: Kismet, mirë jam edhe kështu si jam.