Miss-i shqiptar dhe aktorja Almeda Abazi ishte e ftuar në “Pushime On Top” për të ndarë të rejat më të fundit rreth saj. Në një nga pyetjet gjatë intervistës, Lei Kraja i kërkoi të veçonte momentet më të bukura dhe më të vështira me partnerin, Tolgahan Sayışman.
“Momente të bukura janë pafund. Gjëja e parë që më vjen në mendje është lindja e Efes dhe Alinës. Më të bukur nuk ka, momente më të bukura nuk ka. Sigurisht që janë momentet tona, martesa e të gjitha, por këto të dyja janë në vend të parë.” – u shpreh Almeda.
Sa për momentet e vështira Almeda tha se kanë pësuar ulje-ngritje si çdo çift, por asgjë të pakapërcyeshme. Një tjetër pyetje ishte nëse do të luante në një film me Tolgën dhe deri ku do të arrinte një skenë dashurie mes tyre.
Nuk e di a do të doja të luaja se me thënë të drejtën kemi pasur shumë oferta, por setet janë shumë të vështira. I bie të harrosh shtëpinë sepse Tolga është i ikur, i bie të jem edhe unë e ikur, më shumë për këtë gjë dhe nuk dua që 24 orë të jemi bashkë.