Në podcast-in “Dheze mikrofonin”, Ermal Fejzullahu është gjendur përpara disa pyetjeve që zbulojnë më shumë për karakterin e tij. Këngëtari është pyetur për çfarë nuk duron dot dhe për të ka disa cilësi te të tjerët që nuk i honeps dot.
-Diçka që Ermali nuk e duron dot te njerëzit?
Ermal Fejzullahu: Nuk i duroj dot njerëzit që janë lajkatarë, njerëzit interesaxhi. Korrektësia për mua është gjë e shenjtë, të jesh korrekt. Asnjëri s’është perfekt, por të paktën të jemi korrektë. Nëse s’mund t’i bësh mirë dikujt, të paktën mos të tentosh t’i bësh keq. Edhe mos të jesh lajkatar. Kam parë shumë raste në estradën tonë, në momentin që janë ‘super high’ nuk njohin as nënën e vet. Në momentin që bien poshtë, janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Është mirë të kesh një lloj karakteri edhe në këtë pjesë.
Ermali shtoi se në rastet kur nuk i ka pëlqyer dikush, nuk e ka realizuar as bashkëpunimin por në përgjithësi ka raporte të mira me kolegët.
Jam munduar të mbaj njëfarë raporti të mirë me të gjithë kolegët, jo të jem i vëllazëruar me të gjithë, një raport korrekt.